Heroit të Popullit, Isa Boletini
Isa Boletini

Heroit të Popullit, Isa Boletini

N’GOJË FISHEKUN E DON ALLTIJA

Ty Kosovë, t’njeh historia,
Djemtë e Tu me dy alltija,
Me t’ruejt nderin edhe prakun,
T’kan falë jetën edhe gjakun,
Mitrovica asht djepi i trimit,
Heroit t’popullit Isë Boletinit.

Ka dhanë prova ku jep burri,
Kur u ngrit në Vlorë Flamuri,
Me 300 djem Kosovarë,
Garda e parë, me kapuçë t’bardhë
Për me i dalë Ai zot vatanit,
Shkoi përkrah Ismail Qemalit.

I pat thanë Ministri n’Londër:
– Isa Beg, – të çarmatosëm,
– Jo ministër, jo qebesa,
S’çarmatosna sa t’jetë jeta
Për me ruejt nderin e lokës,
Dy allti, ja kam ngjeshë shokës.

Me allti në pllambë të dorës,
Ndiej dy fjalë prej tan’ Kosovës:
– Kurr s’kem lypë ç’ka s’na takon,
Trolli i t’parëve kot s’na shkon,
As se shesim as kujt s’ja lamë,
Për pa u djegë pa u shkri të tanë.

Me shtatë mashkuj t’gjakut Tij,
E vranë Isën n’pabesi,
Me dy djem, dy nipa t’vet,
I lanë t’vramë 28-të.

Gjaku i’Isës, kombit i thërret,
Ju çon brezave amanet,
– Der’ sa t’jetë e gjallë tradhtia,
N’gojë fishekun e don alltija!!

Abaz Kryeziuabaz.kryeziu@gmail.com2012-11-22 22:44:52
Author

Fler artiklar om Albanien